Beqiri: Dialogu vetëm pas zgjedhjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se sot se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka diskutuar çështjet aktuale politike, me të cilat po ballafaqohet Kosova, siç është çështja e dialogut me Serbinë, protestat e thirrura nga VV dhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

Për protestën e 29 shtatorit që pritet të mbahet nga VV, Beqiri tha se nuk do ta përkrahin derisa të shteren të gjitha mundësitë në institucionet e Kosovës, por nuk ka përjashtuar mundësinë e organizmit të protestave nga LDK-ja në të ardhmen.

“Insistojmë që ky dialog, e para nuk është i ngutshëm. I ngutshëm është vetëm për Serbinë ky dialog, pastaj konsiderojmë që këto institucione janë shumë të brishta dhe e vetmja mënyrë është që kjo të bëhet pas në legjitimiteti që do ta merrnin me votën e qytetarëve. Pra, në një proces të ri zgjedhor nacional. Është po ashtu shumë e qartë se ky qëndrim nuk është për shkaqe personale, por sjelljet dhe qëndrimet e presidentit Thaçi, veçmas në temën e të ashtu quajturit korrigjim. Për LDK-në është ashtu siç e kemi thënë, diçka e pa pranueshme. Ne konsiderojmë se mund të ketë diçka prapa kësaj, larg asaj, që të jetë ndonjë tendencë për Asociacion me fuqi ekzekutive, që është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se LDK-ja do të bëjë çmos që të pengohet çdo kush që shkon të dialogojë për korrigjim të kufijve, sepse kjo sipas tij, do të ishte edhe një vepër penale.

Ai ka ripërtëritë qëndrimin e LDK-së se nuk do të përkrah protestën e 29 shtatorit, por nëse dikush nga deputet e LDK-së e përkrah këtë protestë, LDK nuk do t’ia ndalojë askujt që të shkojë në protestë.

“Nëse do të duhej të ketë protesta në një të ardhme, ne s’e kemi mbyllë derën sa i përket protestave. Nëse do të ketë nevojë, LDK-ja me organet  saj do të marrin vendim, por LDK-ja do t’iu prijë këtyre protestave. LDK-ja do t’i organizon këto protesta dhe LDK-ja do të merr përgjegjësi në menaxhimin dhe organizmin e një proteste të tillë eventuale. Ne nuk ia ndalojmë askujt me shkuar në protestë, po supozojmë paqësore që do të bëhet dhe nuk mundem me i thënë askujt shko ose mos shko. Por, sa i përket qëndrimit të LDK-së, është ky qëndrim dhe sa i binden të tjerët, është çështje tjetër. Nuk janë mbyllur shtigjet, nuk janë mbyllur rrugët për këtë punë, ka me pasur kohë edhe për këtë çështje besoj, nëse nuk ndalet ky dialog dhe nëse vazhdon ky tentim i dëmtimit të vendit tonë nga kush do qoftë”, tha ai.

Beqiri ka thënë ndër të tjera se GP i LDK-së do t’i përkrah projektligjet për formimin e ushtrisë së Kosovës, nëse kjo ndodhë në koordinimi më NATO dhe faktorin ndërkombëtar.

Për çështjen e vesternëve të UÇK-së, Beqiri tha se është shumë e qartë se ka pasur abuzim në këtë proces, dëmtim të buxhetit dhe kërkoi që kjo duhet të zbardhet nga organet e drejtësisë, raporton kp,përcjell Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...