Beograd: Mijëra vetë protestuan kundër Vuçiqit

PUBLIKUAR

Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd kundër politikave të qeverisë dhe fitores së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet presidenciale.

Për të nëntën herë me radhë protestuesit mbrëmë u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Beograd, duke mbajtur parulla në të cilat, pos tjerash, shkruante “punëtorët nuk janë skllav”.

Pjesëmarrësit protestuan kundër fitores së Vuçitit në zgjedhjet presidenciale më 2 prill, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në fushatë.

Vuçiq, 46 vjeçar, ka fituar 55% të votave dhe ia doli ta siguroj fitoren në rrethin e parë.

Në këtë mënyrë, kryeministri aktual i Serbisë, tash mund ta kontrolloj në tërësi parlamentin, ku Partia Progresiste e tij e ka shumicën dhe procesin qeverisës, transmeton Rel.

Disa kritikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund ta çoj Serbinë prapa në autokraci, që simbolizohet nga ish-lideri, Sllobodan Millosheviq, gjatë një dekade sa ishte president.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...