Benzema: Zidane s’do të largohet nga Reali

PUBLIKUAR

Karim Benzema nuk pret që Zinedine Zidane të largohet nga Real Madridi këtë verë, përkundër spekulimeve rreth të ardhmes së trajnerit francez.

Benzema po shijon kohë fantastike, teksa ka fituar vendin e tij në Kombëtaren e Francës dhe do të luajë në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

I pyetur rreth të ardhmes së trajnerit të tij, Zidane tha se nuk e pret që Zidane të largohet.

“Ai ka qenë trajneri i Real Madridit deri tash, apo jo?. Nuk e shoh atë të largohet. Ai s’do ta bëjë këtë, do e shihni. Nëse largohet, largohet, por për tani nuk e shoh Real Madridin pa Zidane” – tha Benzema për L’Equipe.

Sulmuesi francez ka patur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Zidanen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...