Benzema i ka shënuar 77 gola që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Karim Benzema e shpëtoi Real Madridin përsëri të shtunën, duke i shënuar dy gola në fitoren me përmbysje 2:1 kundër Elches në La Liga.

Me këto dy gola, Benzema e ka rritur në 20 numrin e përgjithshëm të golave në të gjitha garat deri tani këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Ky është sezoni i tretë radhazi që Benzema i shënon të paktën 20 gola.

Në sezonin 2018/19, sulmuesi francezi i shënoi 30 gola në të gjitha garat, në sezonin pasues 2019/20, ai i shënoi 27 gola dhe tani i ka dy muaj e gjysmë për ta kaluar shifrën e 30 golave këtë sezon.

Benzema u bë kërcënimi kryesor në sulmin e Real Madridit që prej largimit të Cristiano Ronaldos më 2018, pasi që prej atëherë i ka shënuar 77 gola. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Real Madridit në tri sezonet e fundit.

Ajo që bie në sy është sesa larg bashkëlojtarëve të vet është 33-vjeçari me numrin e golave për Real Madridin, pasi golashënuesi i dytë më i mirë në Madrid është Casemiro me vetëm gjashtë gola, 14 më pak se francezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...