Benzema: Dua ta fitoj Topin e Artë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka pranuar se ëndërron ta fitojë çmimin më prestigjioz individual, Topi i Artë.

Ka qenë pothuajse e pamundur për futbollistët e tjerë në Evropë ta fitojnë çmimin më të dëshiruar për lojtarët në dekadat e fundit, pasi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbizotëruar plotësisht, raporton Gazeta Express.

Ylli i PSG-së Messi e ka fituar atë gjashtë herë, ndërsa Ronaldo i Manchester Unitedit pesë herë, në 15 vitet e fundit.

Vetëm Luka Modric ia ka dalë ta fitojë atë para tyre në dekadën e fundit dhe Benzema shpreson se një ditë do ta përsërisë suksesin e bashkëlojtarit të tij te Real Madridi.

“Nuk mbes pa gjumë për shkak të Topit të Artë, edhe pse është ëndërr për çdo lojtar”, tha Benzema në një konferencë për media.

“Çfarë dua unë është ta ndihmoj ekipin. Çdo lojtar dëshiron ta fitojë atë dhe edhe unë dua”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...