Bëni vetë kremin për lëkurën e pëlcitur të duarve me tre përbërës që nuk kushtojnë asgjë!

PUBLIKUAR

Nuk kushton shumë dhe në çast mund ta zgjidhni problemin i cili ju mundon vite të tëra. Ja se si ta bëni.

Nëse specialistët e kozmetikës thonë ndryshe, kurimi i duarve nuk kërkon angazhim të madh, transmeton Telegrafi.

Madje edhe kremin për lëkurën e pëlcitur të duarve mund ta bëni vetë, shpejt dhe pa shpenzuar shumë para.

Shumica e njerëzve kurojnë duart ashtu që i lajnë dhe vetëm ndonjëherë i lyejnë me krem hidratimi, gjë që nuk paraqet ndonjë mundim të madh, as që kërkon ndihmën e ndonjë eksperti të veçantë.

Në shumicën e rasteve kjo nuk është e mjaftueshme, por me kalimin në moshë, duarve u nevojitet kurë shtesë, të cilën bash të gjithë mund ta bëjnë.

Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi.

Ju nevojiten:

– 1 lugë mjaltë;
– 1 lugë jogurt;
– 1 lugë lëng limoni

Udhëzimi për përdorim:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrin masë kremi.

Qiteni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta. Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë.

Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...