Bëni masazh kësaj pike në dorë dhe do të ndodhë mrekullia: Dhembja e kokës, stresi, dhembjet dhe lodhja zhduken për disa minuta!

PUBLIKUAR

Kur me gishta shtypin pika të caktuara në shuplaka, shputa dhe në pjesë të tjera të trupit, eliminohen bllokadat e qarkullimit të energjisë në organe në të cilat ato pika ndikojnë dhe eliminojmë vështirësitë

Akupresura është e thjeshtë dhe e sigurt, madje edhe nëse jeni fillestarë, transmeton Telegrafi.

Kur herën tjetër t’ju mundojë dhembja e kokës, provoni këtë metodë të thjeshtë, e cila bazohet në akupresurë, mënyrë natyrale e shërimit e cila vjen nga mjekësia tradicionale kineze, e cila nënkupton shtypjen e pikave të akupresurës.

Si ta eliminoni dhembjen e kokës duke i bërë masazh pikës në dorë?

Në këtë mënyrë stimuloni pikën e caktuar përgjatë rrugës energjike e cila shkon nga duart deri te koka, duke i sinjalizuar trupit që po e riorienton tepricën e energjisë sa më larg nga koka.

Duke e shtypur këtë pikë zvogëloni tensionin në muskuj.

Si ta gjeni këtë pikë?

Shtrini të gjithë gishtat e dorës së majtë.

Kjo pikë gjendet në “bregun” e vogël (jo në lëkurë) midis gishtit tregues dhe gishtit të madh. Si ta aktivizoni?

Vendosni gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës së djathtë në majë dhe nën këtë pikë në dorën e majtë.

Filloni lehtë, pastaj shtoni shtypjen, mirëpo jo aq sa të mos mund ta përballoni.

Më mirë është të jetë e dobët se sa tepër e fortë, këshillojnë ekspertët.

Shtypja le të zgjasë nga 20 deri 30 sekonda, ndërkaq për atë kohë merrni frymë ritmikisht, herë pas here edhe nëpër hundë.

Përsëriteni veprimin tri herë, pastaj të njëjtën gjë bëjeni në dorën tjetër, përkatësisht derisa të hetoni lehtësimin.

Kjo eliminon madje edhe dhembjet e fuqishme të kokës, dhembjet në qafë dhe në shpinë dhe sinuset!

Provojeni – vërtet ndikon.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...