Roma barazoi 0-0 në fushën e Beneventos në një sfidë të cilën duhej ta kishte fituar për faktin e thjeshtë se luajti që nga minuta e 57-të me një lojtar me shumë për shkak të ndëshkimit të Glik me kartonin e dytë të verdhë.
Dy pikë të lëna nga verdhekuqtë, të cilët ruajnë vendin e tretë, por ndiejnë nga pas presionin e Atalanatës, Lazios, Juventusit dhe Napolit.
Gjatë pjesës së parë Lapadula fillimisht realizoi një gol në pozocion jashtë loje, më pas u rrëzua në zonë duke pretenduar 11-metërsh, por që episodi nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari kryesor.
Pas ndëshkimit të Glik me karton të kuq, Roma e rriti presionin në gjysmëfushën e Beneventos, por as Kardsorp dhe as Lorenzo Pellegrini në fundin e sfidës nuk e gjetën dot rrjetën.
Në kohën shtesë kryesori fillimisht vërshëlleu për 11-metërsh në favor të Romës, për një ndërhyrje të gabuar të Daam Foulon, por pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet sistemit VAR e ktheu vendimin, duke të zhgënjyer pa masë futbollistët verdhekuq.


