Spanja ka regjistruar barazimin e dytë në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian. Spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Polonisë në “La Cartuja” të Sevillës.
Alvaro Morata realizoi golin e epërsinë për Spanjën në minutën e 25-të pas asistit nga Gerard Morenos. Në minutën e 54-të Robert Lewandowski realizoi golin e barazimit. Ai pranoi një asist nga Jozwiak dhe bukur me kokë e mposhtu Unai Simonin.
Në këtë takim u thye edhe një rekord që ishte vendosur javën e kaluar, shkruan Gazeta Express.
Talenti polak, Kacper Kozlowski është bërë futbollisti më i ri që luan në Kampionate Evropiane.
Ai është 17 vjeç e 246 ditë i vjetër dhe kështu e thyen rekordin e anglezit, Jude Bellingham që e vendosi javën e kaluar. /Gazeta Express/
👏👏👏 A new record holder! Kacper Kozlowski of Poland becomes the youngest player to ever play at a EURO!
He is 17 years and 246 days old, and replaces England’s Jude Bellingham, who set the record last week.#EURO2020 #POL pic.twitter.com/unQEjouEpl
— UEFA (@UEFA) June 19, 2021


