Belgjikë – Itali, finale para finales

PUBLIKUAR

Ndeshja kryesore e fazës çerekfinale do të luhet sonte, duke filluar nga ora 21:00. Belgët dhe italianët do ta kërkojnë një biletë që çon në mesin e katër Kombëtareve më të forta në Evropë. Paraprakisht, sonte këtë fazë e hap dueli tjetër, Zvicra – Spanja

Sonte rikthehet Kampionati Evropian me ndeshjen kryesore të fazës çerekfinale. Ndeshja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Belgjikës me Italinë, shkruan Gazeta Express. Belgët ishin dominues në fazën e grupeve, ndërsa e eliminuan kampionen aktuale evropiane, Portugalinë, në të tetën e finales.

Trajneri Roberto Martinez nuk do të mund të llogarisë në dy yjet, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Por, Romelu Lukaku me shokë e synojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, “Azzurrët” ishin fantastikë në fazën e grupeve, por patën rënie drastike në të tetën e finales.

Ata e mundën me vështirësi Austrinë pas vazhdimeve, 2:1. Megjithatë, Të Kaltrit e kërkojnë këndelljen në duel me belgët dhe edhe ata duan ta presin një biletë për gjysmëfinale. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...