Belgjika e gatshme t’i ofrojë azil politik liderit katallan

PUBLIKUAR

Dhënia e azilit politik liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, në Belgjikë nuk do të ishte e parealizueshme, nëse ai e kërkon atë, ka thënë sot ministri i Migrimit i Belgjikës, Theo Francken.

Qeveria në Madrid e shkarkoi liderin katalan dhe Parlamentin rajonal këtë të premte, pak orë pasi Katalonja e shpalli pavarësinë, raporton Reuters, përcjell Express.

“Nuk është jo reale [dhënia e azilit] nëse e shikon situatën”, ka thënë Francken për transmetuesin belg, VTM.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës po ashtu ka nisur rishikimin e votimit të Katalonjës për pavarësi, pas të cilës prokurorët do të vendosin nëse shpallja e pavarësisë ka përbërë rebelim.

Derisa nuk ka indikacion se Puigdemont shpreson të shkojë në Belgjikë, shteti belg është njëri prej anëtarëve të pakët të Bashkimit Evropian ku qytetarët e BE-së mund të kërkojnë azil politik. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...