Bekim Krasniqi: Fillon fushata e partive politike në Lipjan për zgjedhjet lokale 2017

PUBLIKUAR

Opinion:Bekim Krasniqi

Edhe pse jo zyrtarisht, por faktikisht ka filluar mobilizimet dhe përgatitjet e subjekteve politike në komunën e Lipjanit për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vitin 2017. Kohë më parë këtë e pat filluar PDK-ja dega në Lipjani në krye me Shukri Bujën me organizimin e takimeve me degët e saj me qëllim të aktivizimit të anëtarësisë për ri marrjen e pushtetit në Komunën e Lipjanit në vitin 2017. Po ashtu edhe AAK-ja dega në Lipjani filloi me mobilizimin e anëtarësisë së saj duke organizuar takime. Një risi dhe një formë më ndryshe nga partitë tjera politike në Lipjan është duke vepruar AKR-ja në Lipjan me angazhimin e biznesmenit Sabit Pacollit. Ajo është duke i konsoliduar radhët e saja për formimin e nëndegëve dhe zgjerimin e anëtarësisë më pretendimin e forcimit dhe krijimit të befasisë, të modelit të Agim Bahtirit në Mitrovicë, duke ju premtuar ndryshim në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të lira të punës. Duke i parë këto lëvizje dhe duke i ndjerë se mos po vonohet në proceset dhe të humbjes së anëtarësisë edhe LDK-ja në Lipjan ri aktivizohet dhe ka planifikuar organizim aktiviteteve me kryetarin e degës, që është vet kryetari i komunës Imri Ahmeti dhe atë si që thuhet në njoftim, me qytetarë çdo të shtune nga ora 10:00 deri ne ora 14:00. I mbetet vetë qytetareve të Komunës së Lipjanit të mendojnë mirë mbi të ardhmen për katër vitet e ardhshme dhe të ju kërkohet politikaneve platforma për zgjidhjen e problemeve, të ju kërkohet transparencë dhe llogaridhënie dhe si që duket viti 2017 do të jetë vit shumë i nxehtë dhe do të jetë vit i ndryshimeve.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...