Bekim Jashari kompleton kabinetin, ky do të jetë “krahu i djatht” i tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Ish kryetari, Sami Lushtaku i cili qeverisi për tri mandate Skenderajin, të hënën dorëzoi zyrtarisht postin e tij, Bekim Jasharit, tani kryetar i ri.

Ndonëse, Sami Lushtaku nuk është më pjesë e komunës, kushëriri i tij, Nuredin, zyrtarisht është emëruar në një pozitë, raporton Indeksonline.

Ai do të jetë nënkryetar i komunës në mandatin 4-vjeçar të qeverisjes së Jasharit. Këtë e ka konfirmuar vet ai për Indeksonline.

“Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i komunës së Skenderajt” ka thënë ai shkurt.

Partia Demokratike e Kosovës me Sami Lushtakun ka udhëhequr për tri mandate këtë komunë e cila është konsideruar si bastion i kësaj partie.

Mirëpo, në zgjedhjet lokale të këtij viti, PDK hoqi dorë nga kandidatura për kryetar, duke i dhënë mbështetje, kandidatit të pavarur nga familja Jashari, Bekim Jasharit.

Ky i fundit gjatë betimit të hënën tha se qeverisja e tij do të jetë e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, për të mirën e qytetarëve të Skenderajit./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...