Bekë Berisha u zgjodh kryetar i OVL të UÇK në Istog

PUBLIKUAR

Në Istog sot u mbajt Kuvendi i tretë i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ku kryetar i kësaj organizate u zgjodh Bekë Berisha.

Kuvendi në mbledhjen e sotme zgjodhi edhe Këshillin Drejtues dhe pjesërisht kryesia e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Kryetari i zgjedhur i OV të UÇK, Bekë Berisha, përmes një postimi në facebook, i ka falënderuar delegatët për besimin që i kanë dhënë në udhëheqjen e kësaj organizate. Ai thotë se për plotësimin e Kryesisë me anëtarët e tjerë do të mblidhet Këshilli, raporton Telegrafi.

“Kjo organizatë nuk duhet të jetë pronë e askujt, por do të jetë në shërbim të veteranëve “, ka shkruar Berisha.
“Do të vazhdojmë së bashku për promovimin e këtyre vlerave. Është e nevojshme që në këtë situatë të vështirë për të gjithë neve të kontribuojmë që të jemi të bashkuar”, ka thënë Berisha

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...