BE’ja paraqet një plan për të rritur sigurinë në rrjetin 5G

PUBLIKUAR

Komisioni Europian prezantoi sot një qasje europiane për të rritur sigurinë në zhvillimin e teknologjisë 5G në BE, për t’iu përgjigjur shqetësimeve të lidhura me sipërmarrjet kineze, si “Huawei”, e akuzuar nga Uashingtoni për spiunazh në përfitim të Pekinit.

Plani i Brukselit nuk synon të ndalojë kompanitë kineze nga projektet europiane, si në SHBA, Australi, Japoni dhe Zelandë të Re, por të ngrejë masa ndaj kërcënimeve që vijnë dhe të favorizojë shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare.

“Teknologjia 5G do të transformojë ekonominë dhe shoqërinë tonë”, theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Andrus Ansip.

“Ne nuk mund të pranojmë që kjo të ndodhë pas një siguri të plotë të integruar”, shtoi ajo, përcjell Atsh.

BE-ja, që nuk e citon “Huawei” në tekstin e saj, fton shtetet anëtare të shqyrtojnë deri më 30 qershor, në nivel kombëtar, rreziqet që lidhen me infrastrukturat 5G.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...