BE’ja, e gatshme për përshpejtimin e negociatave për Brexit

PUBLIKUAR

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier u shpreh i gatshëm për përshpejtimin e diskutimeve me Britaninë e Madhe për kushtet e tërheqjes nga BE, duke shtuar se ishte i shqetësuar për kohën që kalon.

“Duke pasur parasysh kohën që po kalon (…), dhe koha që kalon më shqetëson, jam i gatshëm të përshpejtoj, intensifikoj ritmin e negociatave”, deklaroi Barnier në një konferencë shtypi, përcjell Atsh.

Barnier u shpreh i shqetësuar me propozimet britanike destinuar për zgjidhjen e problemit të kufirit mes Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut pas largimit të Britanisë së Madhe, një çështje prioritare e BE-së.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...