Behgjet ​Pacolli: Kujdes kë e votoni në zgjedhjet e ardhshme

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot ka qëndruar në Lipjan ku u prit nga Kryetari i degës së AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli në fabrikën MS QUALTIY, më pastaj para qytetarëve ai tha se  kurdo që të ketë zgjedhje të votojnë për t’i hequr nga pushtetit njerëzit që, siç u shpreh ai, janë pasuruar përmes hajnive e krimit

“Çdo kush që ka ardhur dhe ka kaluar nëpër Qeverinë e Kosovës ka punuar për interesat e veta, për interesat e familjarëve të vet, për interesat e klaneve të veta dhe në fund për partinë e vet, por asgjë për qytetarin. Kjo vazhdimësi duhet të marrë fund”, tha Behgjet Pacolli

Sipas Pacollit vetëm një rritje ekonomike mbi 8 për qind krijon mundësi punësimi për të rinjtë e vendit. Ai tha më tej se  AKR ka fondin për zhvillimin e rinisë dhe ideve të tyre.

Pacolli me bashkëpunëtorë, po ashtu, gjatë ditës së sotme, vizitoi edhe fabrikën e lëngjeve, MS Quality, varrezat e dëshmorëve në Sllovi të Lipjanit, si dhe nxënësit që mësojnë gjuhen angleze të mundësuar nga Dega e AKR-së në Lipjan, dhe pishinën California në Lipjan.

IMG_9401IMG_9241IMG_9190IMG_9264IMG_9196IMG_9307IMG_9384

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...