Presidenti i AKR-së nesër do të vizioti Lipjanin, këtë e ka bërë të ditur Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ai përmes facebook ka pohuar se vizita e tij bëhet për të biseduar së bashku për planet, për punësimin e të rinjëve.
Të dashur qytetarë të Lipjanit
Nesër me 5 maj , kam nderin që ta pres me krenari presidentin tonë të AKR-së z.Behgjet Pacolli
Vizita e tij bëhet për të biseduar së bashku për planet tona, për punësimin tuaj.
Presidenti, siç e njohim të gjithë, është njeri i përkushtuar dhe përplot vullnet për ta ndërtuar Kosovën, edhe më bukur seç i ka ndëtuar disa qytete nëpēr shtetet e botës.
Një njeri human si Presidenti ynë, çdo herë është i gatshëm për më të mirën e vendit të tij.
Unë së bashku me përkrahësit e tij dhe të Akr-së, nesër do ta presim krahëhapur, sepse nga fjalët dhe veprat që i ka ai njeri edhe unë çdo herë kam ecur dhe vazhdoj tutje hapave të tij.
Është bekim nga Zoti që ekzistojnë njerëz të tillë, të cilët kur i gëzojnë fëmijët e vet mendojnë edhe për fëmijët e të tjerëve. Me vullnet dhe dashuri e përkrahin në çdo aspekt ardhmërinë e këtij vendi.
Kosova është tokë e bekuar që ka investitorë si z.Behgjet Pacolli dhe gjithë pasardhësit e tij – Pacolli, bashkë me dashamirë të tjerë të kësaj toke.
Me respekt
Sabit Pacolli
A K R


