Bëhen bashkë për ta rrëzuar Erdoganin

PUBLIKUAR

Partia kryesore opozitare turke CHP është bashkuar me tri parti të tjera për të rrëzuar presidentin aktual turk në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 24 qershor

Partia Republika e Popullit [CHP] dhe tri parti të tjera opozitare kanë arritur marrëveshje për një aleancë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 qershor, tha një zyrtar i partisë CHP, shkruan Periskopi.

Zyrtari i tha Reutersit se marrëveshja mes CHP-së, partisë Iyi, partisë islamiste Saadet dhe partisë demokrate do të njoftohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp të enjten.

Kjo do t’i mundësojë partive të vogla që përmes aleancash të futen në parlament ku duhen 10% të votave të përgjithshme, pra një prag më i lartë se në Kosovë ku është 5%. Kjo marrëveshje e krijon një koalicion të gjerë kundër aleancës sunduese të presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit ka bërë koalicion me partinë MHP.
Erdogani i ka fituar dhjetëra zgjedhje dhe e ka dominuar politikën turke qëkur partia e tij erdhi në pushtet në vitin 2002. Zgjedhjet do të shënojnë tranzicionin e Turqisë nga një republikë parlamentare në atë presidenciale

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...