Bebe Rexha me video provokuese në TikTok vë në pah linjat e trupit, ndërsa shijon pushimet e verës

PUBLIKUAR

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video mjaft atraktive, ku shfaqet duke marrë rreze dielli në pishinën e saj.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

E veshur me një palë bikini të kaltra, Rexha është dukur mjaft tërheqëse, ndërsa ka vënë në pah linjat e trupit.

Përgjatë videos, ajo nuk heziton që të bëjë lëvizje provokuese, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

I said what I said. 

♬ original sound – BebeRexha

 

Bebe Rexha përndryshe shquhet si një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetin social TikTok, me plot 6.6 milionë ndjekës.

Aktualisht, ajo ndodhet në Los Angeles, teksa po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, i cili doli në shitje këtë vit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...