BE: Zgjidheni krizën, Evropa ju pret

PUBLIKUAR

Pas një pauze të gjatë liderët e BE-së në Bruksel u janë drejtuar Ballkanit dhe Maqedonisë. Maqedonia ishte një nga pikat e diskutimit të liderëve të enjten në mbrëmje, për shkak të krizës së pafund politike në vendin tonë. Pas mesazhit të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Shkup, e cila tha të mos luhet me zjarr, kanë qëndruar të gjithë liderët e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BE-së, polaku Donald Tusk (të cilit në këtë samit ju vazhdua mandatë për kryesim të BE-së edhe për 2,5 vite), pranoi letrën e Gjorge Ivanovit, ndërsa përgjigjja e tij ishte sikur e një zëdhënësi se qëndrimet e BE-së nuk ndryshojnë.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Maqedoni duhet të formojë qeveri reformiste dhe të dalë nga kriza aktuale, e cila nuk çon askund dhe është e dëmshme për shtetin.

“Gjithë liderët pajtohen se Deklarata shqiptare ka komplikuar procesin e formimit të qeverisë, por BE-ja nuk ka për qëllim të ndërhyjë në gjykimin e kësaj deklarate, për shkak se partitë maqedonase janë ata që duhet t’i zgjidhin problemet e tyre”.

Por përderisa situata nuk zgjidhet, BE-ja nuk ka për qëllim të ulet duarkryq. BE ka në disponim instrumentet për presion, para se gjithash është presioni financiar që BE po i’a jep Maqedonisë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...