BE: Xhamia e Ibrit nuk është pjesë e revitalizimit (Video)

PUBLIKUAR

Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Xhaminë e ndërtuar qysh në vitin 1778 në veri të Mitrovicë, pranë Urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 e dogjën forcat serbe, kurse një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.

Tash, xhamia që gjendej në urën që ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet.

Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosov,ë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...