BE-ja, takim urgjent pas fitores së Donald Trump-it

PUBLIKUAR

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës nuk do të marrin pjesë në bisedimet e posaçme të sotme të BE-së për të diskutuar se si do të ndërveprohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, organizoi takimin e emergjencës në Bruksel pas fitores befasuese të zotit Trump, duke marrë shkak nga politikat e deklaruara që ngrenë pikëpyetje rreth angazhimit të Washington-it në Evropë.

Zëdhënësi i Zyrës së Jashtme britanike njoftoi se Boris Johnson nuk do të shkojë në këtë takim, por se do të marrë pjesë në takimin e rregullt të së hënës të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Zëdhënësi tha se: “Nuk shohim nevojën për një takim të shtuar sot, ndërkohë që kalendari për zhvillimin e zgjedhjeve amerikane ka qenë i paracaktuar prej kohësh. Ka ndodhur një gjest i demokracisë; ka një periudhë tranzicioni dhe ne do të punojmë me administratën e tanishme dhe atë të ardhshme për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm për Britaninë”.

Pas fitores së tij, zoti Trump bisedoi me Kryeministren britanike Theresa May, zëdhënësi i së cilës tha se ishte rënë dakord që marrëdhënia ndërmjet Londrës dhe Washington-it është “tepër e rëndësishme dhe tepër e veçantë dhe se ndërtimi i mëtejshëm i saj do të jetë prioritet i të dyve”.
Ndërkohë, agjencia franceze e lajmeve njoftoi se ministri i Jashtëm Jean-Marc Ayrault “do të mungojë për arsye agjende”./voa

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...