BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj.

Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror” për pasagjerët dhe punëtorët.

Udhëzuesi i ri “merr për bazë zhvillimet e fundit të pandemisë, veçmas nivelet e vaksinimit dhe imunitetit natyral dhe po ashtu shoqërohet me heqjen e kufizimeve nga një numër në rritje i shteteve evropiane”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate të përbashkët.

“Megjithatë, pasagjerët duhet të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë zgjedhjet e pasagjerëve të tjerë”, tha presidenti i Agjencisë për Siguri në Aviacion, Patrick Ky.

“Dhe nëse një pasagjer që teshtinë apo kollitet duhet që t’i sugjerohet që të mbajë maskë, për të mbrojtur pasagjerët e ulur pranë tij”, tha ai.

Përderisa këto rekomandime do të hyjnë në fuqi më 16 maj, rregulli për mbajtjen e maskave ende mund të varet nga vendimet e kompanive ajrore, të cilat kryejnë fluturimeve drejt vendeve të ndryshme, ku mund të ketë rregulla të ndryshme për pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Andrea Ammon, tha se larja e duarve dhe mbajtja e distancës fizike ende duhet të praktikohet, por operatorët ajrorë këshillohen që të mos vendosin masa të distancimit fizikë, nëse masa të tilla shkaktojnë pengesa. /REL

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...