“BE-ja do të vdesë, globalizimi do të marrë fund”!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

“Bashkimi Europian do të vdesë dhe globalizmi do të mposhtet”. Nuk kanë fund deklaratat polemizuese të Marine Le Penit, që kërkon të rientuziazmojë bazën e Frontit të saj Nacional në javët e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale.

Vota e britanikëve për shkëputjen nga BE-ja dhe triumfi befasues i Donald Trumpit në betejën për Shtëpinë e Bardhë i dhanë krahë kryetares së partisë së ekstremit të djathtë, të pozicionuar hapur kundër bllokut dhe emigrantëve.

“Zgjedhjet franceze, – u tha ajo simpatizantëve gjatë një mitingu elektoral në Lille, – do të jenë hapi i radhës në rebelimin global të popujve”.

“Bashkimi Europian do të vdesë, sepse njerëzit nuk e duan më. Ne do të konfirmojmë edhe njëherë se perandoritë arrogante dhe hegjemonike janë të destinuara të zhduken. Ne do ta ndryshojmë Europën dhe do t’i japim një energji të re idesë së saj, të rrezikuar nga varrmihësit federalistë”, tha Marine Le Pen.

Sondazhet tregojnë në vazhdimësi se, Le Pen do të arrijë rezultate të kënaqshme gjatë raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 23 prill, por mund të humbasë në raundin e dytë të 7 majit përballë kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron.

Ajo është përpjekur të fitojë terren duke kritikuar BE-në, që ka humbur popullaritet mes votuesve, u thotë se nëse merr drejtimin e Elizesë nuk do ta shkëpusë menjëherë Francën nga Bashkimi Europian, por pas 6 muajsh do të mbajë një referendum mbi rinegociimin e kushteve të anëtarësimit të saj. /tch/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...