BBC: 7-vjeçari nga Lipjani u therr me thikë nga 75-vjeçarja

PUBLIKUAR

Një djalë shtatëvjeçar ka vdekur pasi u godit me thikë në rrugë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla në qytetin zviceran të Bazelit, shkruan BBC, raporton Gazeta Express.

Prokurorët thanë se një grua 75-vjeçare zvicerane u arrestua pasi u vetë dorëzua për kryerjen sulmin “makabër” të enjten pasdite.

Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësues dhe vdiq nga lëndimet e marra në spital.

Motivi për sulmin me thikë nuk është ende i qartë dhe policia po kërkon që të paraqiten dëshmitarët.

“Kalimtarët kishin parë një grua të moshuar të largohej nga vendi i ngjarjes,” tha Detective Inspector Peter Gill për mediat lokale.

Çfarë ndodhi?

Sipas hetuesve, djali ishte duke ecur në shtëpi kur ai u sulmua papritmas rreth orës 12:45 lokale (11:45 GMT) në St Galler-Ring.

“Djali ishte i plagosur rëndë në trotuar kur mësuesi kalonte me një biçikletë,” tha zëdhënësi.

Ai, thirri shërbimet e emergjencës, por djali vdiq në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit përkundër intervenimit të mjekëve që kryenin kirurgji emergjente.

Ndërsa policia e Bazelit nisi një kërkim në zonë, një grua hyri në zyrën e prokurorit publik dhe u tha zyrtarëve se ajo ishte përgjegjëse për të sulmuar një fëmijë.

Prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse ka pasur një lidhje midis viktimës dhe të dyshuarit, i cili aktualisht po merret në pyetje./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...