Bayerni nuk ka para për ta blerë Haalandin, thotë Rummenigge

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se gjiganti gjerman nuk do të jetë në gjendje ta blejë Erling Haalandin e Borussia Dortmundit, pasi pret që për norvegjezin të ketë një ankand mes gjigantëve evropianë.

Sulmuesi 21-vjeçar i ka shënuar 65 gola në 65 paraqitje për Dortmundin deri tani, duke zgjuar interesim të madh në tregun e transferimeve, raporton Gazeta Express.

Gjigantët e mëdhenj si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim të madh për të dhe Rummenigge e pranon se Bayerni nuk ka para për të garuar me këto klube për norvegjezin.

“Do ta shohim një ankand në të cilin ai do të blihet nga klubi që e ofron pagën më të lartë. Mendoj se kjo është e pamundur për klubet e Bundesligës, madje edhe për Bayernin”, tha Rummenigge. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...