Bayerni dhe Dortmundi dalin kundër Superligës Evropiane

PUBLIKUAR

Bayern Munich dhe Borussia Dortmundi kanë këmbëngulur njëzëri se nuk do t’i bashkohen Superligës Evropiane.

12 klube të mëdha evropiane, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus, Milan, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham e formuan të dielën Superligën Evropiane, duke u ndarë nga Liga e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Propozimi i tij është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe federatat, si dhe nga FIFA.

Në një komunikatë për media, Dortmundi tha se ai dhe rivali i tij në Bundesligë janë të bashkuar kundër Superligës Evropiane dhe nuk do t’i bashkohen asaj.

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë: “Edhe Bayern Munich e ndau mendimin e njëjtë me ne në të gjitha diskutimet”.

Dy gjigantët gjermanë duan t’i shohin ndryshimet në formatin e Ligës së Kampionëve dhe jo t’i bashkohen një lige të mbyllur.

UEFA vendosi ta rrisë numrin e klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve nga viti 2024, nga 32 në 36. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...