Bayerni as që po mendon për Haalandin, s’ka blerje 100 milionë euro

PUBLIKUAR

Bayern Munich edhe njëherë e ka përjashtuar blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Legjenda e Bayernit, Oliver Kahn, i cili do të marrë detyrën nga Karl-Heinz Rummenigge nga 1 janari 2022, për “Sport Bild” konfirmoi se në këtë situatë të krijuar shkaku i pandemisë, një transferim 100 milionësh është vetëm ëndërr për shumë klube.

Edhe më shumë kjo s’do të ndodhë pasi i besojnë Robert Lewandowskit edhe për të paktën tri sezone.

“Më vjen keq, por kushdo që flet për këtë ende nuk e ka të qartë situatën. Një transferim i cili, me sa kemi dëgjuar, kushton më shumë se 100 milion euro është e paimagjinueshme për Bayernin në këtë moment. Pas blerjes së Upamecanos, hapësira jonë financiare për manovrim është shumë e kufizuar”, u shpreh ai.

“Lewandowski ka ende dy vite në kontratën me ne dhe performanca e tij nuk mund të vihet në dyshim. Ai tashmë ka shënuar 39 gola në Bundesligë. Vetëm për këtë ne nuk duhet të mendojmë për Haalandin sot. Roberti mund të qëndrojë në këtë nivel për shumë vite”.

Haaland kërkohet nga pothuajse gjithë gjigantët e Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...