Bayern Munich ka pak mundësi për ta blerë Haalandin, thotë ish-shefi i klubit

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka shumë pak mundësi për ta blerë Erling Haalandin në vitin 2022, sipas ish-shefit ekzekutiv të klubit Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se do të jetë e vështirë që sulmuesi i Borussia Dortmundit të mbahet në Gjermani.

Aftësitë mahnitëse të Haalandin në zonë gjatë 18 muajve të tij në Dortmund kanë bërë që ai të cilësohet si sulmuesi i ri më i talentuar i gjeneratës, raporton Gazeta Express.

Prandaj nuk është çudi që një numër i madh klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për të.

Bayerni është në mesin e klubeve për të cilat është përfolur se e duan 21-vjeçarin. Gjiganti gjerman ka histori për joshjen e lojtarëve të Dortmundit, por Rummenigge pret që klubi i ardhshëm i norvegjezit të jetë larg Gjermanisë.

I pyetur nëse Bayerni mund ta blejë Haalandin vitin e ardhshëm, Rummenigge tha: “Ai është bërë figura kryesore në ligë”.

“Por kam frikë se ai nuk do të qëndrojë në Bundesligë. Numrat që po qarkullojnë tregojnë se është e vështirë ta mbash atë në Gjermani. Besoj se e ardhmja e tij është jashtë vendit”, shtoi ai.

Haalandi i ka edhe tri vjet kontratë me Dortmundit por raportohet se e ka një klauzolë lirimi në vlerë 75 milionë euro, e cila bëhet aktive verën e ardhshme./Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...