Bayern Munich e synon Nagelsmannin, por RB Leipzig i kërkon 30 milionë euro

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka shfaqur interesim për ta emëruar Julian Nagelsmannin si trajner të ri të skuadrës, por RB Leipzig po ia kërkon një shumë rekorde botërore prej 30 milionë eurove për ta liruar atë, sipas Goal dhe Spox.

Hansi Flick ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Bayernit në verë, dhe këtë e konfirmoi ditë më parë në një intervistë, transmeton Gazeta Express.

Bayerni synon ta zëvendësojë atë me trajnerin e ri të Leipzig.

Shumë prej 30 milionë eurove do të ishte më e larta në histori për një trajner.

Megjithëse vetëm 33 vjeç, Nagelsmann i ka pesë vjet si trajner i Bundesligë, pasi fillimisht e udhëhoqi Hoffenheimin.

Në moshën 28-vjeçare, ai ishte trajneri më i ri në historinë e Bundesligës dhe udhëhoqi skuadrën nga një vend në zonën e rënies nga liga, në një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.

Pas tri vjetëve, ai e mori drejtimin e Leipzig dhe u dërgoi atë në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve në sezonin 2019/20, ku u mposht nga Paris Saint-Germain. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...