Bastisje në zyrat e Barcelonës, arrestohet Bartomeu

PUBLIKUAR

Policia e Katalonisë, të njohur ndryshe edhe si “Los Mossos”, kanë bastisur zyrat e Barcelonës.

 

Pjestarë nga Policia “Los Mossos” kanë hyrë në ndërtesat e klubit këtë mëngjes dhe operacioni është duke vazhduar, transmeton lajmi.net.

Informacioni i gjeneruar dërgon drejt tek “Barçagate”, në rastin ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.

Sipas “Mundodeportivo”, ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, Roman Gomez Ponti dhe Oscar Granu janë arrestuar nga Policia.

Agjentët e krimeve ekonomike kanë përfunduar bastisjen e tyre në zyrat e klubit, ku pas informacioneve kanë arrestuar Bartomeun, Pontin dhe Granun./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...