Bastisen zyrat qendrore të Frontit Nacional të lideres së ekstremit të djathtë Le Pen

PUBLIKUAR

Policia franceze i ka bastisur sot zyrat qendrore të Frontit Nacional të lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në perëndim të Parisit, në lidhje me një hetim ndaj dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian për t’i paguar asistentët parlamentarë.

Parlamenti Evropian ka thënë se, në rolin e saj si lidere e Fronit Nacional gjatë legjislaturës 2011-12, Le Pen pagoi stafin e partisë me fonde të BE-së, të cilat sipas rregullave të BE-së duhet të përdorën vetëm për t’i paguar asistentët e ligjvënësve të BE-së, transmeton Express.

Le Pen, për të cilën sondazhet thonë se do t’ia dalë të kalojë në rundin final të zgjedhjeve presidenciale franceze në maj, i ka mohuar akuzat për mashtrim dhe ka thënë se nuk do t’i nënshtrohet përndjekjes duke ripaguar paratë.

Në fillim të këtij muaji, Le Pen refuzoi kërkesën për të ripaguar gati 300.000 euro të fondeve të BE-së që një hetim i Parlamentit Evropian pohoi se ajo i ka shpenzuar ilegalisht.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...