Bashkim Ameti: Dëshira e ndotësve më e madhe se sa puna e komunave rreth pastrimit

PUBLIKUAR

Bashkim Ameti: Ajri në përgjithësi është i pastër, ujin e ndotin qytetarët dhe komunat

Sonte në emisionin Click Plus të TV21, i pyetur lidhur me cilësinë e ajrit dhe ujit në Maqedoni, ministri Bashkim Ameti ka mbrojtur qëndrimin se vendi jonë ka shumë gjelbërim, dhe hapësira kodrinore, dhe se në përgjithësi në Maqedoni ka ajër të pastër. Maqedonia ka burime të shumta nënujore dhe ujë të mjaftueshëm, ka thënë ai duke theksuar se sa i përket cilësisë së ujit, respektivisht ndotjes së ujit, ajo vjen nga faktori njeri, respektivisht nga ujërat e zeza dhe deponitë komunale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka pranuar se në Maqedoni ka rreth 1000 deponi të egra dhe ka shprehur dëshirë që Qeveria së bashku me komunat të punojnë në pastrimin e deponive dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve

Ai ka bërë një vlerësim mjaft interesant duke thënë se “Dëshira e ndotësve për të ndotur është më e madhe se sa puna që bëjnë komunat rreth pastrimit të mbeturinave”.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...