Bashkëshorti i ambasadores amerikane në OKB, me origjinë shqiptare

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.
Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane. Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare, transmeton TCh.

“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.

Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike. Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.

Ambasadorja la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bashkeshorti-i-ambasadores-amerikane-ne-okb-me-origjine-shqiptare-477401/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...