Bashkëpunim Kosovë-Shqipëri në reformat e arsimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...
bashk-euml-punim-kosov-euml-shqip-euml-ri-n-euml-reformat-e-arsimit_hd
Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot në Universitetin e Arteve në Tiranë, raportin paraprak për politikat e reformimit të Sistemit Arsimor Parauniversitar. Në këtë konferencë e ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla, u shpreh se rruga e reformave është e gjatë, por janë hedhur disa hapa të rëndësishme si ato të përafrimit të sistemeve arsimore me Republikën e Kosovës.

Sipas saj, harmonizimi i sistemit tonë parauniversitar me sistemin arsimor të Kosovës dhe sistemet arsimore evropiane do të zhvillojë në vijimësi kapacitetet e sistemit arsimor për nxënie cilësore, të krahasueshme me ato të vendeve evropiane.

“Qasja e re ndaj kurrikulës, duke e bazuar atë në kompetenca, paraqet një zhvendosje domethënëse nga kurrikula tradicionale duke e përafruar me kurrikulat e vendeve europiane dhe kërkon ndryshime të thella, që prekin të gjithë sistemin arsimor, dokumentacionin kurrikular, organizimin dhe vlerësimin e nxënieve, reformimin e sistemeve të formimit fillestar, të kualifikimit dhe të zhvillimit profesional të burimeve njerëzore në punë, deri tek infrastruktura fizike e institucioneve arsimore. Kjo qasje e re merr parasysh vizionin bashkëkohor rreth nxënies, dijes, njohurisë, inteligjencës, vlerave dhe qëndrimeve dhe krijon mundësi më të mëdha për të shtjelluar dhe për të kuptuar kurrikulën e bazuar në kompetenca. Modeli kurrikular i përzgjedhur frymëzohet nga një teori efektive e njohjes dhe një logjikë e re kurrikulare”, tha mes të tjerash ministrja Nikolla, transmeton KP.

Konferenca dy ditore (3 dhe 4 korrik) është një ndër aktivitetet më të rëndësishme të MAS-it, që prezanton Reformën e Arsimit Parauniversitar, në funksion të zhvillimeve strategjike të vendit.

Grupi i punës, i mbledhur që në muajin nëntor 2013-të, ka hartuar raportin paraprak, pas konsultimeve me ekspertë nga vendit dhe Kosova.

Gjatë këtij muaji dhe me nisjen e vitit të ri akademik do të zhvillohen trajnime me mësuesit, ndërkohë që risia e kësaj reforme është se për herë të parë është projektuar pilotimi i kurrikulës në disa klasa, deri në hyrjen në zbatim të plotë të saj në periudhën 2018-2019.

Reforma në Sistemin Arsimor Parauniversitar do të sjellë ndryshime që përmirësojnë cilësinë e arritjeve, efikasitetin në përdorimin e burimeve, me përparësi në dy drejtime kryesore: kulturën e re të nxënit menaxhimin efikas të burimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...