Bashkë apo të ndarë: Si të merrni vendimin për të filluar lidhjen?

PUBLIKUAR

bashk-euml-apo-t-euml-ndar-euml-si-t-euml-merrni-vendimin-p-euml-r-t-euml-filluar-lidhjen_hd

Një hulumtim më i ri tregon që çiftet të cilët me kujdes marrin vendime më gjatë qëndrojnë bashkë dhe lidhjet e tyre janë më cilësore.

Dëshironi të dini a do t’ju zgjasë lidhja? Mendoni për atë se çfarë jeni kur merrni vendime. Nëse çdo vendim – nga ai më i vogli deri te ai më i madhi – e merrni me bisedim dhe marrëveshje të përbashkët, mund të jeni të sigurt që lidhja juaj ka potencial për shtigje të gjata, shkruan “New York Times”, transmeton Telegrafi.

“Vendimet janë çështje e rëndësishme, sepse në të vërtetë ndodh që çdo ditë t’ju duhet të merrni ndonjë vendim. Çiftet të cilat këtë gjë e bëjnë bashkërisht kanë shanse më të mëdha për të pasur lidhje më të suksesshme dhe më cilësore. Ato çifte të cilat nuk e bëjnë këtë gjë bashkërisht dhe jetojnë sipas inercisë, vështirë se do të kenë sukses të qëndrojnë bashkë për një kohë të gjatë”, thotë Galena K. Rods, eksperte në Universitetin e Denverit, e cila merret me studimin e lidhjeve dashurore.

Për herën e parë ky zbulim mund të duket edhe aq i qartë, mirëpo Rods konstaton që shumica e çifteve nuk marrin bashkërisht vendime dhe nuk bisedojnë për to, por i zvarrisin deri në pafundësi.

Është posaçërisht me rëndësi që çiftet para se të fillojnë jetën e përbashkët të ulen dhe të bisedojnë dhe të merren vesh për mënyrën e jetës së përbashkët, mirëpo këtë vërtetë shumë rrallë e bëjnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...