Barkë luksoze me 3,100 kuajfuqi, inspiruar nga Mercedes-AMG GT R (Foto)

PUBLIKUAR

Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing bashkëpunojnë për një kohë të gjatë, por tani do të sjellin një barkë të veçante me 3,100 kuajfuqi.

Për lundrën luksoze që është inspiruar nga Mercedes-AMG GT R, është bërë e ditur në edicionin e fundit të Miami International Boat Show në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

50’ Marauder AMG, do të lansohet për të shënuar dhjetëvjetorin e bashkëpunimit mes dy prodhuesve, si dhe 50-vjetorin e njësisë AMG.

Barka me pesë ulëse është e ndërtuar nga metali i lehtë me fibra karboni dhe peshon shumë më pak se ato të zakonshmet. Madje, jo vetëm trupi, por edhe kuverta, si dhe brendësia që përfshin tërë makinerinë që e vë në lëvizje, është i punuar nga ky material i lehtë.

Mbetet të shihet se si do të lëviz nëpër ujëra 50’ Marauder AMG, pasi të lansohet gjatë këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...