Barella kërkohet nga Liverpooli dhe Tottenhami – por a do të lejojë Interi që ai të largohet?

PUBLIKUAR

Ka qenë një vit mjaft i mirë për Nicolo Barella, që e ndihmoi Interin ta fitojë titullin e parë në Serie A pas më shumë se një dekade, ndërsa mesfushori kishte paraqitje të mirë edhe në fitoren e Italisë në Kampionatin Evropian.

Mesfushori me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen nga klubet e të gjithë Evropës, por më së shumti nga ato të Ligës Premier, Liverpool dhe Tottenham.

Përshtatja në futbollin e Jurgen Klopp

Barella është një lojtar që do të përshtatej mirë nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Që nga ditët e tij të hershme te Cagliari, Barella tërhoqi vëmendjen, pasi vrapon shumë, sulmon nga zona në zonë, është agresive dhe krejtësisht i palodhshëm.

Edhe pse stilet e tyre nuk të krahasueshme, ai mund të krahasohet me N’Golo Kante.

Me Klopp, ai do të futej pa probleme në formacionin e Liverpoolit dhe do t’i çojë në një tjetër nivel si skuadër.

A do të shesë Interi?

Është folur për oferta të mundshme për 60 deri në 70 milionë euro, ku përveç Liverpoolit, në garë duket edhe Fabio Paratici me Tottenhamin.

Nevoja e Interit për të shitur para afatit kalimtar ishte e dukshme, por kanë larguar Achraf Hakimin në Paris Saint-Germain dhe kanë ulur pagën që merrte Antonio Conte, duke ulur shpenzimet e tyre, kështu që nevoja e tyre për të sjellë para është më pak urgjente sesa ishte disa muaj më parë.

Sa i përket Barellas, Nerazzurrët nuk duan ta humbin atë me asnjë kusht.

La Republic shkruan se Giuseppe Marotta tashmë është në kontakt me agjentin e tij për të diskutuar një kontratë të re, ku paga e tij do të rritej nga 2.6 milionë euro në vit, në 4 milionë euro në vit .

Përtej përfitimit financiar, Interi e sheh Barelën si një kapiten të ardhshëm./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...