Barcelona triumfon në fund ndaj Valladolidit, Dembele heroi i ndeshjes

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme në luftë për titull. Katalunasit mposhtën në “Camp Nou” Valladolidin me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 90-të kur Ousmane Dembele me një volley goditje e ndëshkoi ekipin mysafir, shkruan Gazeta Express.

Nga minuta e 79-të Valladolidi mbeti me një lojtar më pak pasi Plano u ndëshku direkt me karton të kuq.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 65 pikëve, një më pak se Atletico Madrid dhe dy më shumë se Real Madridi.

Të shtunën do të luhet derbi më i madh spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës, i cili do të jetë mjaft përcaktues në garën për titull të kampionit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...