Barcelona synon vetëm fitoren ndaj Sociedadit, “lutet” që Atletico të gabojë prapë

PUBLIKUAR

Fitorja e Real Madridit dje ndaj Celta Vigos bëri që tani presioni të bie mbi Atletico Madridin dhe Barcelonën që luajnë ndeshjet e tyre gjatë ditës së sotme.

Me fillim nga ora 21:00 Barcelona luan ndaj Real Sociedadit në udhëtim në kuadër të javës së 28-të në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Katalunasit do të kërkojnë vetëm fitore për të mbetur në hap në garën për titull dhe cdo rezultat tjetër do të konsiderohej dështim, edhe pse përballë e kanë një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm.

Paraprakisht, Atletico Madrid luan ndeshjen në shtëpi ndaj Alavesit në orën 18:30, ndërsa ekipi i Koeman do të priste duarhapur një gabim tjetër të madrilenëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...