Barcelona shpëton pa ia paguar Liverpoolit 20 milionë euro, falë lëndimit të Coutinhos

PUBLIKUAR

Barcelona ka shpëtuar pa ia paguar Liverpoolit 20 milionë euro për Philippe Coutinhon, falë lëndimit që e ka pësuar mesfushori brazilian.

Lëndimi i fundit i Coutinhos nënkupton se braziliani nuk do të mundë të paraqitet më për Barcelonën këtë sezon dhe rrjedhimisht nuk do të arrijë t’i bëjë 100 paraqitje për katalonasit, transmeton Gazeta Express.

Sikur Coutinho t’i arrinte 100 paraqitje, Barça do të detyrohej t’ia paguante Liverpoolit 20 milionë euro bonuse në bazë të një klauzole në marrëveshjen mes dy klubeve për transferimin e tij.

Coutinho nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për katalonasit që prej dhjetorit dhe i ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon, ndërsa 90 në përgjithësi për Barçën.

Barcelona i shpenzoi 120 milionë euro, plus 40 milionë euro të tjera bonuse, për ta blerë Coutinhon nga Liverpooli më 2018.

Duke e parë gjendjen financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Barça pritet ta shesë Coutinhon në verë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...