Barcelona s’është favorite as në Superkupën e Spanjës – thotë Koeman

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se skuadra e tij nuk është favorite për ta fituar Superkupën e Spanjës, para duelit gjysmëfinal kundër Real Sociedadit të mërkurën.

Megjithëse Barcelona ka filluar ta rigjejë formën e mirë këtë fillim vit, posaçërisht me shpërthimin e Lionel Messit në ndeshjet e fundit, Koeman nuk e sheh skuadrën e vet si favorite për trofeun, transmeton Gazeta Express.

Barça përballet me Real Sociedadin në gjysmëfinalen në stadiumin Nuevo Arcángel të Cordobas, në orën 21:00.

“Nuk mendoj se po”, u përgjigj Koeman kur u pyet nëse Barça është favorite.

“Nuk varet nga forma e kohëve të fundit e skuadrës. Sociedadi pati fillim shumë të mirë në La Liga. I kam parë disa ndeshje të tyre dhe ata duken ekipi më i mirë në divizion”, shtoi ai.

“Për mua nuk ka favorit të pastër për ta fituar Superkupën”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...