Barcelona konfirmon lëndimin e Jordi Albas

PUBLIKUAR

Pasi ia bënë disa teste mjekësore të mërkurën në mëngjes, Barcelona e ka konfirmuar se Jordi Alba e ka pësuar një lëndim në muskujt e këmbës së majtë, gjatë ndeshjes kundër Borussia Dortmundit të martën.

Mbrojtësi anësor u detyrua të largohet nga fusha e lojës në “Signal Iduna Park” pas vetëm një orë lojë dhe ai do ta ketë të pamundur të luajë edhe këtë fundjavë në La Liga, në ndeshjen kundër Granadas, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle, Marca, raporton se Alba mund të mungojë për 10 deri në 15 ditë në skuadrën e katalonasve, ku sapo janë kthyer nga lëndimi Lionel Messi e Luis Suarezi.

Pasi që edhe Junior Firpo është jashtë skuadrës për shkak të një lëndimi, Nelson Semedo u zhvendos në krahun e majtë të mbrojtjës për ndeshjen kundër Dortmundit, ndërsa Sergi Roberto në krahun e djathtë.

Ajo ndeshje përfundoi me rezultat 0:0, mirëpo lojtarët dhe trajneri i Barcelonës iu falënderuan Marc-Andre ter Stegenit për pikën e fituar, pasi që ai e priti penalltinë e Marco Reusit gjatë pjesës së dytë, si dhe i bëri edhe disa pritje të tjera të mira. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...