Lajmi i keq për gjurin e djathtë të Gerard Piques nuk është konfirmuar, edhe pse testet e para tregojnë se qendërmbrojtësi spanjoll ka pësuar ndrydhje.
Gjendja e tij do të qartësohet të dielën pas testet shtesë, megjithëse në skuadrën e Barcelonës thonë se Pique nuk ka pësuar lëndim të rëndë siç druhej, transmeton Gazeta Express.
Pique e detyrua ta lërë fushën në lot hidhërimi në humbjen e Barcelonës 1:0 kundër Atletico Madridit të shtunën, pasi Angel Correa ra mbi gjurin e tij dhe u duk se lëndimi i tij ishte tejet serioz.
Fatmirësisht, ai ishte në gjendje ta lërë fushën në këmbët e veta.
Trajneri Ronald Koeman i ka vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti tani për tani, edhe pse këtij të fundit s’i ka dhënë mundësi deri tani këtë sezon.
Ka mundësi që Koeman ta vendos Frenkie de Jongun në mbrojtje, siç e ka bërë disa herë këtë sezon, përfshirë në Wanda Metropolitano kur u lëndua Pique.


