Barcelona i ndërpret stërvitjet, shkaku i shpërthimit të koronavirusit në klub

PUBLIKUAR

Barcelona i ka shtyrë stërvitjet e së martës, pas shpërthimit të koronavirusit në klub.

Katalonasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Bilbao në San Mames të mërkurën, por nuk do të jenë në gjendje të stërvitin të sot në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit do të testohen për COVID-19.

Dy anëtarë të stafit të klubit dolën pozitivë në testin për koronavirus dhe klubi është duke gjurmuar për raste të mundshme të reja.

“Testet PCR, të kryera sot (e hënë) tregojnë se dy anëtarë të stafit të ekipit ë parë kanë dalë pozitivë për COVID-19”, njoftoi Barcelona në një komunikatë për media.

“Si pasojë, seanca stërvitore e planifikuar për të martën në orën 10:00 është shtyrë”, thuhet në njoftimin e klubit katalonas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...