Barcelona ëndërron një rikthim tjetër të pamundur ndaj PSG-së

PUBLIKUAR

Barcelona do të shpresojë se sonte do të përsëritet historia kundër Paris Saint-Germain, duke e bërë një rikthim të ngjashëm pothuajse të pamundur ndaj parisienëve si në vitin 2017.

Barcelona ka udhëtuar drejt Parisit për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të mërkurën, e vetëdijshme se i duhet ta kapërcejë një mal për ta arritur çerekfinalen, raporton Gazeta Express.

Skuadra e trajnerit Ronald Koeman e humbi 4:1 ndeshjen e parë në Camp Nou falë një het-triku nga Kylian Mbappe.

Prandaj, Barça duhet patjetër t’i shënojë të paktën katër gola për të pasur çfarëdo shansi për të kaluar tutje në këtë garë.

Katalonasit e kishin arritur një rikthim historik kundër PSG-së në sezonin 2016/17, me rezultatin më të thellë në Ligën e Kampionëve deri tani, duke e fituar 6:1 ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 4:0 në udhëtim.

Trajneri holandez Koeman ka shpresa se historia mund të përsëritet sonte.

“Ata ishin vrastarë para portës sonë në ndeshjen e parë dhe ne duhet të jemi të tillë në këtë ndeshje. Ne jemi ekip që gjithmonë mund të krijojë raste. Nëse jemi vrastarë para portës, asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Koeman.

Trajneri i PSG-së Mauricio Pochettino nuk do të mundë të llogarisë në Neymarin as në këtë ndeshje, si dhe do t’i mungojë edhe Moise Kean.

Edhe Barça do të përballet me disa mungesa të theksuara, si Philippe Coutinho, Sergi Roberto dhe Gerard Pique, derisa Ronald Araujo është në dyshim të madh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...