Barcelona e mposht Getafen

PUBLIKUAR

Barcelona e ka mposhtur 2:1 Getafen të dielën në Camp Nou, duke e regjistruar fitoren e dytë në tri ndeshje në sezonin e ri në La Liga.

Sergi Roberto dhe Memphis Depay shënuan për tri pikët e reja të skuadrës së Ronald Koeman, me golin e Sandro Ramirezit që s’i mjaftoi vizitorëve, raporton Gazeta Express.

Barcelona po vinte nga një barazim i vështirë me Bilbaon në ndeshjen e kaluar dhe i nevojitej fitorja për të mbetur afër kreut të tabelës para pushimit dyjavor shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

Katalonasit e kontrolluan lojën shumicën e kohës, duke e mbajtur topin në posedim dukshëm më shumë se Getafe, por vuajtën për t’i marrë tri pikët.

Ngjashëm si Barça, edhe Getafe krijoi mjaft raste shënimi, por nuk ia doli të shënojë më shumë se një herë.

Roberto e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 2-të, duke e futur topin në rrjetë nga afërsia, pasi u shërbye nga Jordi Alba.

Ramirez e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të duke e mposhtur Marc-Andre Ter Stegenin me një goditje nga rreth 16 metra largësi, pasi një aksioni të bukur të vizitorëve.

Por Depay me një veprim mjeshtëror në zonë e ktheu epërsinë e Barcelonës kur e mposhti portierin Soria.

Barcelona tani ka 7 pikë, aq sa ka Real Madridi në vendin e parë. Getafe ngel e fundit në tabelë pa pikë pas tri humbjeve rresht./Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...