Barcelona dhe Aguero i nisin bisedimet

PUBLIKUAR

Barcelona ka mbajtur bisedime fillestare me përfaqësuesit e sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, për kalimin e tij në Camp Nou gjatë verës.

Aguero, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Man City me 258 gola në 387 ndeshje në të gjitha garat, do të largohet nga Etihadi në fund të këtij sezoni kur edhe i mbaron marrëveshja me klubin, transmeton Gazeta Express.

 

32-vjeçari nga Argjentina luajti për pesë vjet në La Liga si futbollist i Atletico Madridit, para se t’i bashkohej City-t më 2011.

Aguero synon ta fitojë tripletën në sezonin e fundit me City-n, pasi të kaltrit e Mançesterit kaluan në finale të Ligës së Kampionë dhe janë buzë fitimit të trofeve në Premierligë dhe në Kupën e Ligës.

Ai nuk ka qenë shumë i përfshirë këtë sezon në skuadrën e Pep Guardiolës, duke i bërë vetëm 17 paraqitje, kryesisht për shkak të lëndimeve dhe sëmundjes, dhe i ka shënuar vetëm katër gola tërë sezonin.

Është përfolur se disa klube të mëdha evropiane e duan atë, në mesin e tyre dhe Chelsea nëse ai vendos të qëndrojë në Premierligë.

Barcelona shpreson se do ta bindë kapitenin Lionel Messi, bashkatdhetar i Agueros, të qëndrojë në Camp Nou edhe pas këtij sezoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...