Barça heq dorë nga Alaba

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas do ta transferonte mbrojtësin austriak vetëm nëse ai pranon rrogë më të ulët

Barcelona duket se ka hequr dorë nga futbollisti i Bayern Munichut, David Alaba.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Gazeta Express.

Përfaqësuesi austriak do të jetë lojtar i lirë nga kjo verë pasi do t’i skadojë kontrata me gjigantin bavarez.

Mirëpo, mediumi spanjoll raporton se Barça do ta transferonte mbrojtësin vetmë nëse ai pranon rrogë më të ulët, përcjell Gazeta Express.

Ishte pikërisht çështja e pagës arsyeja se përse 28 vjeçari nuk arriti marrëveshje me Bayernin për vazhdimin e kontratës.

Ndërkohë, interesim për qendërmbrojtësin, i cili luan edhe si mbrojtës i majtë dhe mesfushor defanziv, ka shfaqur edhe Real Madridi.

Gjithashtu, yllin e Bayernit e duan edhe klubet e Premierligës.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...